Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvillon sot takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve qëndrore dhe shefin e administratës ndërkombëtare, Joachim Ruecker, para shkuarjes së tij në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.
"Unë po shkoj me plot vetbesim sikurse dhe para dy vjetësh se drejtësia do të mbizotërojë. Po shkoj të them të vërtetën dhe asgjë më shumë", thuhet në një komunikatë për shtyp të zotit Haradinaj pas takimit me presidentin Sejdiu.
Haradinaj nga Kosova do të largohet këtë të dielë, për t’u paraqitur në Tribunal më 26 shkurt, një javë para fillimit të procesit gjyqësor, më 5 mars. Ai është liruar përkohësisht nga Tribunali nën masa të mbikqyrjes nga administrata ndërkombëtare dy muaj pas ngritjes së aktakuzës, në mars të vitit 2005.
XS
SM
MD
LG