Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 37 veta janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur pas shpërthimit të një automjeti bombë në afërsi të një xhamie sunite në qytetin perendimorë të Irakut, Habaniyah. Sipas policisë cak i sulmit ishte xhamia.
Më herët një person i armatosur ka shtënë ndaj një pike kontrolluese në afërsi të aeroportit të Bagdadit, duke i vrarë së paku 8 policë irakianë.
Ministria e Brendshme irakiane njoftoi se forcat vendore të mbështetura nga ushtarët amerikanë kanë vrarë sot dhjetëra militantë gjatë një aksioni në veri të Bagdadit.
Ndërkohë kryeministri irakian Nuri al-Maliki bëri të ditur se 426 militantë të dyshuar janë arrestuar që kur ka filluar operacioni i ri i sigurisë në Bagdad, dhjetë ditë më parë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG