Ndërlidhjet

BEOGRAD


I ngarkuari me punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd Roderick Moore, ka biseduar me organizatorët e protestës së sotme para ndërtesës së ambasadës.
Disa mijëra njerëz u tubuan para ambasadës, në protestën e organizuar nga Këshilli Nacional Serb, për të kundërshtuar planin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Moore ka theksuar se Shtetet e Bashkuara, si një vend demokratik, "e mbështesin të drejtën për protestë paqësore, si mënyrë legjitime të lirisë së shprehjes".
Në takimin me përfaqësuesit e protestuesve, "Moore gjithashtu ka theksuar se SHBA e mbështesin të ardhmen e sigurtë dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe serbët e Kosovës", thuhet në komunikatën e ambasadës.
Protestuesit mbajnë parulla me mbishkrimin "Rusi, përdore veton". Thirrje për dalje masovike në protestë ka bërë edhe Partia Radikale e Serbisë.
Sipas agjencive perëndimore të lajmeve, protesta pritet të jetë demonstrata më e madhe anti-amerikane në Serbi që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG