Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i sindikatës së pavarur të Qendrës klinike universitare në Prishtinë, Jahir Mullolli thotë se nëse në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës nuk merret vendimi për zbatimin e marrëveshjes së mirëkuptimit, atëherë më se 13500 punëtorë shëndetësorë do të hyjnë në grevë. Në këtë aspekt ai thekson mungesën e pagesave të kujdestarisë. Dardane Arifi, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, thotë se ankesat e punonjësve shëndetësorë kanë të bëjnë me pakënaqësitë rreth dinamikës së zbatimit të marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG