Ndërlidhjet

HAGË


Ka filluar sot në Hagë gjykimi ndaj ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Haradinaj javën e shkuar deklaroi në Hagë se nuk ishte fajtor dhe "ndihej i fyer nga akuzat".
Haradinaj akuzohet për drejtimin e një fushate që synonte dëbimin e serbëve dhe romëve nga fshatrat e tyre si dhe për vrasjen e serbëve, romëve dhe shqiptarëve të njohur si bashkëpunëtorë të forcave serbe.
Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte në paraqitjen e akuzës tha se gjykimi në fjalë nuk ka lidhje me procesin për përcaktimin e statusit që po zhvillohet në këtë periudhë.
Mbrojtja, por dhe drejtuesi i seancës kanë reaguar lidhur me deklaratën hapëse të Carla Del Pontes, veçanërisht lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve.
XS
SM
MD
LG