Ndërlidhjet

HAGË


Me paraqitjen e dëshmitarit të parë të prokurorisë, në Tribunalin e Hagës sot vazhdon gjykimi i ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Dje në paraqitjen e akuzës, kryeprokurorja Carla del Ponte tha se gjykimi nuk ka lidhje me procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Ajo e cilësoi ish kryeministrin Haradinaj si "gangster me uniformë" që i ka "duart e lyera me gjak".
Ndërkaq në emër të mbrojtjes, Ben Emmerson tha se Haradinaj "bëri një luftë të nderuar".
XS
SM
MD
LG