Ndërlidhjet

BAGDAD


Plani i ri i sigurisë për Bagdadin që po zbatohet nga forcat irakiane në bashkëpunim me ato amerikane do marrë muaj dhe për pasojë do vazhdojnë sulmet nga kryengritësit, deklaroi gjenerali amerikan David Petraeus.
"Është për të ardhur keq, por disa nga grupet terroriste ende po kryejnë akte barbarie. Ata po përpiqen të shtojnë sulmet sensacionale në javët e fundit për të provokuar sërish dhunën sektare", tha gjenerali amerikan, në të parën dalje publike nga marrja e komandës.
Pentagoni miratoi kërkesën e komandës ushtarake në Irak për të shtuar me 2200 numrin e policëve ushtarakë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG