Ndërlidhjet

VJENË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku i tha gazetës vjeneze Die Presse se nuk pret që Rusia të përdorë veton ndaj planit të Marti Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zoti Çeku u shpreh se nga ana e institucioneve të Kosovës "nuk do të merren vendime të njëanshme" dhe shtoi se "nuk do të bëjmë asgjë që e vë në rrezik partneritetin tonë me bashkësinë ndërkombëtare". "Bashkë e çliruam Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë shtetin që do jetë funksional. Duam që të gjitha vendimet e rëndësishme t'i marrim bashkë", theksoi Çeku.
Në pyetjen nëse shqiptarët e Kosovës kanë plan B në rastin e përdorimit të vetos ruse gjatë vendimit për pavarësimin e Kosovës, Çeku ka thënë se përcaktimi i statusit nuk është proces bilateral mes Prishtinës dhe Beogradit, por proces i Kombeve të Bashkuara. Ai që i thotë jo këtij procesi i ka thënë jo Kombeve të Bashkuara tha Çeku.
XS
SM
MD
LG