Ndërlidhjet

PODGORICË


Mali i Zi inicoi sot marrëveshjen paraprake me Bashkimin Evropian, duke bërë kështu hapin e parë konkret drejtë anëtarësimit eventual. Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit u nënshkrua në Podgoricë nga kryeministri Zhelko Shturanoviq dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së Olli Rehn.
"Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit do të sjell rezultate dhe përfitime konkrete për qytetarët e Malit të Zi" tha Rehn.
Marrëveshja tani duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së. Mali i Zi është republika e tretë e dalë nga ish Jugosllavia që bënë këtë marrëveshje, pas Kroacisë dhe Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG