Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 12 persona vdiqën dhe 40 të tjerë u plagosën si pasojë e tre shpërthimeve të bashkërenduara në qytetin verior të Kirkukut. Në kryeqytetin irakian pranë një xhamie u vranë tre persona.
Këto sulme erdhën pas komenteve të shefit të Pentagonit, Robert Gates, sipas të cilit është ende herët të thuhet nëse plani i ri i sigruisë për Bagdadin është i suksesshëm. Duke folur për Al Kaidën në Irak, Gatës tha:
"Ka qenë e qartë që në fillim se kreu i al Kaidës në Irak, Zarkaui, ishte jordanez, ndërsa shefi aktual është egjiptian.
Ata nuk e kanë fshehur se pas vendosjes së bazës në zonën e Anbarit do përpiqen të sulmojnë vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara."
Anketat e fundit të opinionit tregojnë se vetëm 18% e irakianëve besojnë në forcat ndërkombëtare të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG