Ndërlidhjet

NJU JORK


Plani i Kombeve të Bashkuara do ti garantoj Kosovës shtetësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht, do ta përcaktoj afatin për zgjedhje të shpejta dhe do ta përfundoj administrimin e Kombeve të Bashkuara, brenda afatit 120 ditësh të tranzicionit. Kështu raporton agjencia Associated Press, e cila thotë se e kishte siguruar raportin përmbledhës. Sipas agjencisë, plani i përpiluar nga ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari qartë e çon Kosovën në rrugën e pavarësisë, megjithqë kjo fjalë nuk përmendet në përmbledhjen ekzekutive. Në "Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës", shkruan se "Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike, që e qeverisë vetveten në mënyrë demokratike dhe me respektimin e plotë të sundimit të ligjit, për nivelin më të lartë të njohur ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale, që promovon ekzistencë paqësore dhe prosperuese për të gjithë banorët e saj".
XS
SM
MD
LG