Ndërlidhjet

BRUKSEL


Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns tha sot se konsultimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës do të zgjasin gjatë një ose dy muajve të ardhshëm. Sipas tij, plani i Ahtisarit duhet të jetë bazë për pavarësinë e Kosovës.
"Ne si NATO kemi intervenuar në Kosovë dhe tani dëshirojmë që Kosova të zë vendin e saj si vend i pavarur. Dëshirojmë që kjo të realizohet në mënyrë paqësore" tha Bërns, në takimin e Këshillit të Aleancës Veriatlantike në Bruksel.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer tha se NATO është unike në mbështetjen e saj për planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari.
"Çështja e Kosovës është fundamentale për sigurinë evropiane" tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG