Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


E përditshmja "Pravda" kritikoi sot Parlamentin e Sllovakisë, që sipas gazetës, duke e miratuar rezolutën për Kosovën, çështjen e Kosovës e ka shikuar vetëm nga njëri kënd dhe se nuk ka marrë parasysh faktin se atje jetojnë edhe shqiptarët. Sllovakia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, nuk do të duhej ti lejonte vetvetes që të vendosë për çështjen e Kosovës "në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa njohjen e kompleksitetit të saj", shkruan gazeta. Para dy ditësh, Parlamenti i Sllovakisë votoi për deklaratën, në të cilën thuhet se "pavarësia e plotë dhe e pakufizuar e Kosovës, nuk është në interes të stabilitetit të rajonit".
XS
SM
MD
LG