Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i NATO-s, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer e ka filluar sot vizitën në Kosovë. Në delegacion janë përfaqësuesit e Këshillit të NATO-s. Ky delegacion u takua me Ekipin negociator të Kosovës dhe me zyrtarët e lartë ndërkombëtar në Kosovë. Zoti Scheffer, pas takimeve, u tha gazetarëve se ndarja e Kosovës nuk është opsion. Mëtutje, ai konfirmoi qëndrimin e NATO-s në mbështetje të pakos së Martti Ahtisaarit për Kosovën. Ai u shpreh se askush nuk mund të presë zgjidhje shumë të shpejtë për statusin e Kosovës, por nuk do të ketë as vonesa të pa arsyeshme.
XS
SM
MD
LG