Ndërlidhjet

TEHERAN


Zyrtari i lartë iranian Ali Larijani tha se Teherani dhe Londra i filluan bisedimet për 15 ushtarët britanikë që janë arrestuar nga forcat iraniane në Gjirin Persik.
Ai tha se bisedimet janë faza e parë për zgjidhjen e çështjes. Më herët, Larijani pat thënë se beson që kriza duhet të zgjidhet pa ndonjë proces gjyqësor, por me rrugë diplomatike.
Ndërkohë, kryeministri Tony Blair tha sot se "dera është e hapur" për zgjidhje diplomatike, për të shtuar se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes.
"Gjatë gjithë kohës, ne kemi ndjekur dy rrugë. Njëra është që çështjen ta zgjidhim në mënyrë paqësore dhe me negociata të qeta, që njerëzit tanë t'i kthejmë sa më shpejt të jetë e mundur. Tjetra është që ta bëjmë të qartë se nëse kjo nuk bëhet, atëherë duhet të marrim një qëndrim më të rreptë", tha Blair.
Teherani thotë se grupi i ushtarëve ka hyrë pa leje në ujërat iraniane, por Londra thotë se ata ishin në ujërat irakiane, sipas rezolutës përkatëse të KB.
XS
SM
MD
LG