Ndërlidhjet

TEHERAN


Një diplomat iranian që sapo u lirua nga rrëmbimi në Irak, tha se ishte "torturuar" nga ata që e kishin kapur, në mesin e të cilëve kishte edhe forca amerikane.
Sipas agjencisë IRNA, diplomati Jalal Sharafi, i cili në shkurt u rrëmbye në Bagdad, ka thënë se ishte rrëmbyer nga "zyrtarë që mbanin karta identiteti të Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut, dhe vozitnin automjete të forcave amerikane".
Uashingtoni ka mohuar çfarëdo akuze për ndërlidhjen e trupave amerikane me incidentin në fjalë.
XS
SM
MD
LG