Ndërlidhjet

BAGDAD


Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki ka konfirmuar se Irani ka refuzuar të lejoj aeroplanin me të cilin udhëtonte zoti al-Maliki, që ta kaloj hapësirën ajrore iraniane gjatë fluturimit për në Japoni. Këshilltari Sadiq al-Rikabi tha se mbrëmë aeroplani kishte hyrë në hapësirën ajrore të Iranit, por papritmas autoritetet e aviacionit iranian kishin urdhëruar që aeroplani të kthehej nga kishte ardhur. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit ka thënë se të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore iraniane duhet ta kenë lejen paraprake.
XS
SM
MD
LG