Ndërlidhjet

LONDËR


Çështja e fatit të Kosovës e ka paralizuar skenën politike në Serbi, e cila ende është pa qeveri, gati tre muaj pas zgjedhjeve, vlerësoi sot gazeta britanike "Daily Telegraph". Gazeta ka sjell edhe deklaratën e Ndihmës Nënsekretarit amerikan të Shtetit Daniel Fried i cili ka thënë se status kuoja në Kosovë do të përmbyllet në njërën, apo në tjetrën mënyrë.
"Kjo, ose do të bëhet përmes procesit të kontrolluar dhe të organizuar, ose më rrugë të paorganizuar dhe më të dhunshme. Kjo është zgjedhja" ka thënë Fried.
XS
SM
MD
LG