Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sërish kërkoi nga Kongresi që të miratojë ligjin për shpenzimet e luftës në Irak pa caktuar afat për tërheqjen e trupave. Ai përsëriti se do t'i vë veto çdo ligji që nuk përmbush këtë kërkesë.
Bush gjithashtu tha se në Irak ka shenja të përmirësimit të gjendjes.
"Po fillojmë të shohim progres në përmbushjen e misionit. Trupat tona gjithashtu po i trajnojnë irakianët. Me fjalë të tjera, pjesë e përpjekjeve nuk është vetëm të garantojmë siguri për fqinjët, por në mënyrë konstante të trajnojmë irakianët" tha Bush në fjalimin e tij para veteranëve të luftës në Fairfaks.
XS
SM
MD
LG