Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyra për marrëdhënie me publikun e qeverisë së Serbisë paralajmëroi se së shpejti në Beograd do të qëndrojnë zyrtarë të lartë të Rusisë dhe të Kinës, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB. Shefi i zyrës Srgjan Gjuriq tha se me 17 prill Beogradin do ta vizitojë nënkryetari i qeverisë kineze Hui Lijangju, ndërsa me 18 dhe 19 prill Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov.
"Tani është koha e duhur për vizitën e Lavrovit. Mbështetja e Rusisë për zgjidhje të drejtë të statusit të Kosovës është e rëndësisë historike për Serbinë" tha Gjuriq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG