Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën tetë veta u vranë në sulmin vetëvrasës brenda ndërtesës së parlamentit të Irakut, në kuadër të Zonës së Gjelbërt. Në mesin e të vrarëve janë edhe të paktën dy ligjvënës. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane Uiliam Kalduel tha se sipas rrëfimeve të dëshmitarëve sulmuesi e kishte eksplozivin në jelekun që kishte veshur. Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dënoi sulmin.
"Zemrat tona janë me ata që vuajtën nga ky sulm. Porosia ime për qeverinë irakiane është: ne jemi me ju derisa merrni masa për krijimin e forcës së sigurisë që do të jetë e aftë të përballet me këta lloj sulmuesish" tha Bush.
Sulmi paraqet goditjen më të madhe në Zonën e Gjelbërt, mjaft të fortifikuar, ku ndodhen kabineti qeveritar, presidenca, parlamenti, Ministria e Mbrojtjes dhe Gjykata e Lartë e Krimeve. Në zonën e lartpërmendur gjenden edhe ambasada amerikane dhe britanike.
Po sot, një sulmues vetëvrasës me kamion bombë në një urë mbi lumin Tigër, mori jetën e të paktën 10 njerëzve, ndërsa mbi 20 u plagosën. Kamioni ishte i parkuar në mes të urës përpara se të eksplodonte.
XS
SM
MD
LG