Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga tri shpërthime të makinave bomba në Bagdad sot u vranë së paku 24 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Policia njoftoi se shpërthimi i parë ndodhi para një restoranti ndërsa, pas disa minutash, në tregun e afërt eksplodoi edhe një tjetër makinë-bombë. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 18 vetë. Disa orë më vonë, nga një sulm vetëvrasës me bombë në një minibus u vranë 6 vetë. Nga Iraku veçojmë edhe lajmin se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se sot në veri të Bagdadit janë përplasur dy helikopterë ushtarakë amerikanë, me ç'rast kanë humbur jetën dy ushtarë dhe pesë të tjerë janë lënduar. Ushtria njoftoi se duket se incidenti kishte ndodhur nga ndeshja e helikopterëve në ajër.
XS
SM
MD
LG