Ndërlidhjet

UASHINGTON


Së paku 22 persona janë vrarë pas një sulmi të armatosur në Universitetin Teknologjik në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Policia dhe zyrtarët e Universitetit thanë se viktimat ishin pasojë e dy sulmeve të ndara, sulmë që ndodhën në një hapësirë kohore me një dallim prej dy orësh.
"Sot Universiteti është goditur nga një tragjedi e përmasave të jashtëzakonshme. Ka pasur dy sulme me armë zjarri në mjediset e universitetit, e në të dyja rastet ka viktima", tha presidenti i Universitetit Teknologjik të Virxhinias, Carls Steger.
XS
SM
MD
LG