Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates arriti për vizitë në Bagdad, e cila nuk ishte paralajmëruar. Zoti Gates në Irak arriti nga Izraeli, ku më herët gjatë ditës tha se planifikon që liderëve irakianë t'u thotë se përkushtimet e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak nuk janë të pakufizuara. Ai kërkoi progres më të shpejtë në pajtimin politik dhe në legjislacionin për ndarjen e të ardhurave nga nafta për të "krijuar një ambient" në të cilin do të zvogëlohej dhuna.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.