Ndërlidhjet

TIRANË


Kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka deklaruar për mediat në Shqipëri se Vorio Epiri duhet të jetë i pavarur. Sipas tij kjo kërkesë e Omonias, organizatës që bashkon përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, nuk është më shumë se ajo që duan shqiptarët për Kosovën.
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka dënuar deklaratën e Bollanos, duke e cilësuar si shprehje të një nacionalizmi arkaik që shkon kundër frymës integruese të Shqipërisë dhe rajonit.
Bollano e ka quajtur Himarën të populluar nga pakica greke, cfarë nuk pranohet nga institucionet dhe historianët në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG