Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia kërkoi nga delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të refuzohet plani i kryenegociatorit Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Delegacioni i Këshillit të Sigurimit u takua sot në Beograd me zyrtarët më të lartë të Serbisë.
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha në takim se "do të ishte e pabesueshme që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutën që shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara", njoftoi pas takimit këshilltari i tij Aleksander Simiq. Koshtunica sipas tij, ka ofruar "autonomi substanciale për Kosovën". Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, përmes një komunikate tha se plani i Ahtisaarit "është i papranueshëm për Serbinë nëse nuk është rezultat i kompromisit".
Kryesuesi i delegacionit të KS ambasadori belg Johan Verbeke tha se qëllimi udhëtimit është mbledhja e informacioneve në terren dhe jo marrja e vendimeve.
"Jemi në prag të vendimeve të rëndësishme që duhet të marrë Këshilli i Sigurimit. Këshilli definitivisht dëshiron të jetë plotësisht i informuar në mënyrë që të mundet të veprojë me përgjegjësi të plotë rreth çështjes delikate të Kosovës" tha Verbeke pas takimeve me zyrtarët serbë.
Në kohën e takimeve, përpara ndërtesës së qeverisë, protestuan disa dhjetëra refugjatë serbë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG