Ndërlidhjet

TALIN


Ministria e Mbrojtjes e Estonisë filloi zhvarrosjen e varrezave sovjetike të luftës në qendër të kryeqytetit Tallin. Ministria tha se dëshiron t'i përfundojë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Policia tha se mbrëmë 96 veta u lënduan në protestat që nisën pasi qeveria vendosi të heqë monumentin në kujtim të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.
Rreth 600 persona janë ndaluar nga policia, derisa 10 pjesëtarë të policisë janë në mesin e të lënduarve.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska do marrë hapa seriozë në përgjigje të heqjes së monumentit.
Estonia së bashku me Letoninë dhe Lituaninë, të njohura si vendet Baltike, u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik pas shpërbërjes së tij, dhe tash janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG