Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për energji i Bashkimit Evropian Andris Piebalgs tha se Gjeorgjia është lidhje e rëndësishme tranziti në ambiciet e BE-së për shtimin e importit të naftës dhe të gazit nga Azia Qëndrore dhe Azerbejxhani. Këto komente ai i bëri në Bruksel, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë Gela Bezhuashvili. Ai tha se ka marrë garanci se Gjeorgjia do të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme për këtë. Aktualisht, BE importon 28 përqind të naftës dhe 29 përqind të gazit nga Rusia.
XS
SM
MD
LG