Ndërlidhjet

LONDËR


Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns tha mbrëmë se ekzistonte mbështetje e gjërë në Këshillin e Sigurimit për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe shprehu besimin e tij se Rusia do ta mbështesë planin e Martti Ahtisaarit. "Duke shikuar në anëtarët aktualë të Këshillit të Sigurimit, një numër i madh i tyre, që qartas tash paraqet shumicë, mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur", tha mbrëmë, Nicholas Burns në institutin Chatham House në Londër, raporton AFP. Ai tha se shpresonte se në takimin me zëvendës ministrin e jashtëm rus, Vlladimir Titov do të diskutonte për këtë çështje. "Ne besojmë se gjatë 30 ditëve ose më tepër, është koha e duhur për të lëvizur dhe ne shpresojmë shumë për ta bindur Rusinë që të jetë pjesë produktive e këtij diskutimi", tha Nicholas Burns.
XS
SM
MD
LG