Ndërlidhjet

VATIKAN


Ish presidenti i Iranit, Mohammad Khatami është takuar me Papa Benediktin e 16-të në Vatikan. Zoti Khatami është njëri nga klerikët më të lartë fetarë myslimanë që vizitoi Papën prej se ai, vitin e kaluar, bëri komente që dukej se islamin e ndërlidhnin me dhunë. Nuk ka pasur njoftime për temën e bisedimeve ndërmjet Papës dhe zotit Khatami, por para takimit, ish presidenti iranian tha se plagët ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve ishin ende "shumë të thella".
XS
SM
MD
LG