Ndërlidhjet

ZAGREB


Përfaqësuesi i lartë për Politikë të jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana ka shfaqur shpresën se statusi i Kosovës do të zgjidhet deri në fillim të qershorit.
"Shpresoj që deri samitin e G 8 do të kemi rezolutë të re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit", ka thënë Solana për të përditshmen kroate "Jutarnji List".
"Mendoj se Martti Ahtisaari, i cili është person i rëndësishëm për Evropën, ka bërë më të mirën që ka mundur për të gjetur një zgjidhje të matur për statusin i cili tash duhet të përcaktohet", ka deklaruar Solana.
Ai ka ripërsëritur se perspektiva e gjithë Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, është integrimi në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG