Shtetet e Bashkuara shpresojnë se gjatë këtij muaji, Këshilli i Sigurimit do të votoj për rezolutën që Kosovës i siguron pavarësi të mbikëqyrur, tha dje nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns.
- Ne mendojmë se është koha që Kosova të bëhet e pavarur dhe ne dëshirojmë ta shtyjmë fuqishëm këtë çështje në Kombet e Bashkuara, gjatë disa javëve të ardhshme, për ta parë rrugën përpara, në mënyrë që Kombet e Bashkuara ta mbështesin procesin që do të çojë në pavarësinë e Kosovës. Ne shpresojmë shumë se rusët do të jenë me ne. Ne jemi të gatshëm që të punojmë me rusët dhe jemi fleksibël për ti dëgjuar idetë ruse, tha Nicholas Burns. Ai tha se procesi i pavarësimit të Kosovës është i "pashmangshëm", megjithë kundërshtimet e Serbisë.