Ndërlidhjet

JERUSALEM


Militantët palestinezë sot kanë shkrepur raketa në qytetin jugor izraelit Sderot, duke shkaktuar vdekjen e një civili dhe plagosjen e dy njerëzve. Raketat pasuan sulmin e mbrëmshëm izraelit kundër pozitave të Hamasit në Rripin e Gazës.
Prej 15 majit, militantët në Gaza kanë shkrepur mbi 220 raketa në territorin izraelit, përkundër thirrjeve të presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas që të ndërpritet raketimi i Izraelit.
Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha sot se Izraeli do të vazhdojë sulmet hakmarrëse kundër Hamasit, duke thënë se "askush nuk është imun".
XS
SM
MD
LG