Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiane sot ka gjetur 12 kufoma në jug të Bagdadit, tek të cilat vërehen shenja torture. Autoritetet pothuaj çdo ditë zbulojnë 20 deri 30 kufoma në rrugët e kryeqytetit. Po sot, dy veta janë vrarë në një treg në veri të Bagdadit, ndërsa dy oficerë policie janë vrarë në qytetin Samarra.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara raportoi për vrasjen e tetë ushtarëve të saj nga sulmet dhe luftimet në Irak. Kështu, numri i ushtarëve të vrarë në Irak gjatë këtij muaji arriti në 100.
Prej marsit të vitit 2003, kur Shtetet e Bashkuara invaduan Irakun, janë vrarë 3450 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG