Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin kanë biseduar sot me telefon, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini thanë se dy presidentët janë dakorduar të vazhdojnë të diskutojnë për planin e Kombeve të Bashkuara mbi statusin e Kosovës.
Bush dhe Putin do të takohen në samitin e Grupit G 8 javën e ardhshme do të mbahet në Gjermani.
"Thirrjen e inicoi presidenti Putin. Ata diskutuan për rëndësinë e vazhdimit të dialogut të tyre për Kosovën dhe çështjet tjera formale me interes për të dyja palët. Dy liderët thanë se mezi presin të takojnë njëri-tjetrin në samitin e G 8 javën e ardhshme", tha Gordon Johndroe, zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG