Ndërlidhjet

ZAGREB


E përditshmja kroate Jutarnji List sot ka raportuar se Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritir kompromis për të ardhmen e Kosovës.
Duke u thirur në burimet e veta në Moskë, gazeta ka shkruar se Rusia nuk do të vërë veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të sponsporizuar nga vendet Perëndimore, me të cilën Kosova parashihet të fitojë pavarësinë nëse plotësohen disa kushte.
"Nëse Moska tregon gatishmëri ta pranojë planin e Ahtisaarit për Kosovën, atëherë Brukseli dhe Uashingtoni në këmbim do të pranonin moratorium dy-vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara", transmeton Reuters.
Kusht tjetër do të ishte prania ushtarake ruse në enklavat serbe në Kosovë, shkruan Jutarnji List.
Kushti i tretë, sipas gazetës kroate, është që "NATO-ja, e cila pritet t'i ftojë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë të bëhen anëtare të plota, të mos zgjërojë ftesën e njëjtë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë".
XS
SM
MD
LG