Ndërlidhjet

UASHINGTON


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë izoluar një person i cili ishte dyshohej se ishte i sëmurë nga një sëmundje e rrallë e tuberkulozit që është rezistente në antibiotikë. Njëherësh, drejtoresha e Qendrës amerikane për kontrollin e dhe parandalimin e sëmundjeve, Julie Gerberding ka thënë se autoritetet kanë ftuar udhëtarët që më 13 maj kanë fluturuar me kompaninë Er Francë 385 nga Atlanta në Paris dhe më 24 Maj nga Praga në Montreal me kompaninë Er Flajt, që të paraqitet te mjekët për kontrollim. Ajo ka vlerësuar se mëgjithatë mundësia e transmetimit të këtij virusi është e vogël. Kjo është hera e parë që nga viti 1963, që qutoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkura i kanë përcaktuar regjim karaktine personit të sëmurë.
XS
SM
MD
LG