Ndërlidhjet

POTSDAM/GJERMANI


Rusia u ka tërhequr vërejtjen fuqive tjera botërore që të mos vendosin për fatin e Kosovës në mënyrë të njëanshme. Komentet u bënë nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavror në fillim të takimit të ministrave të jashtëm të G8 në Potsdam të Gjermanisë. Lavrov ka thënë se vetëm bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradin mund të zgjidhin problemin. "Fati i Kosovës, fati i Serbisë në përgjithësi do të duhej të vendoseshin nëpërmjet të bisedimeve të drejtëpërdrejta e jo në Nju Jork, Potsdam ose në ndonjë format tjetër. Negociatat nuk kanë prodhur zgjidhje ende, por ky nuk është rasti i vetëm kur për konfliktin është biseduar me vite" ka thënë Lavrov, duke shtuar se Rusia është e gatshme të kërkojë një zgjidhje, por më e rëndësishme është që zgjidhja të arrihet midis Serbisë dhe lidershipit të Kosovës. Ndryshe sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka deklaruar para fillimit të takimit se pika bazike që duhet theksuar se është koha për ta pranuar faktin se Ahtisaari ka arritur maksimumin e asaj që ka mundur të bëhet dhe se këtë do ta bënte cilido negociator, që do të merrej me çështjen e statusit. Takimi i sotëm i ministrave të Jashtëm të G8 ka për qëllim harmonizimin e agjendës të samitit të G8 që mbahet javën e ardhshme në Gjermani.
XS
SM
MD
LG