Ndërlidhjet

POTSDAM


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka ripërsëritur mbështjetjen për pavarësinë e Kosovës.
"Padyshim, sfida më e ngutshme për momentin është Kosova. Status quoja atje nuk mund të vazhdojë dhe pavarësia fillimisht e mbikqyrur, është drejtimi i vetëm realist dhe i dëshirueshëm", tha Rice.
Ajo i bëri këto komente mbrëmë në Gjermani ku u nderua me çmimin për inkurajimin e marrëdhënieve Gjermani- SHBA.
Sot Rice qëndron në Spanjë, në vizitën e një zyrtari më të lartë amerikan prej vitit 2004, kur Madridi i tërhoqi trupat spanjole nga Iraku.
XS
SM
MD
LG