Ndërlidhjet

HEILIGENDAMN


Liderët e vendeve të G 8 janë pajtuar sot që të ndajnë 60 miliard dollarë ndihma për luftimin e përhapjes së HIV/Aids në dhe sëmundjeve tjera vdekjepruese në Afrikë. Deklarata e nxjerrë pas përfundimit të samitit përfshinë një numër ndihmash humanitare përfshirë përpjekjet për sigurimin e ilaqeve ndihmëse për sëmundjen e HIV/AIDS-it. Këtë e bëri të ditur kancelarja e gjermanisë Angela Merkel pas takimit me anëtarë tjerë të G8 dhe liderët e vendeve Afrikane. "Kjo është frutdhënëse, diskutim i rëndësishëm dhe mesazhi është : ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë dhe do të përmbushim obligimet tona" tha Merkel.
XS
SM
MD
LG