Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus Anatoly Serdyukov në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Gates ka thënë se takimi ishte miqësorë dhe bashkëpunues por shprehu habinë se çështja e sistemit mbrojtës raketor në Evropën Qëndrore nuk u trajtua. Dje, sekretari Gates pati deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me planin dhe nuk do ta zëvëndësojnë atë me propozimin rus për vënien e sistemit raketorë në Azerbejxhan.
XS
SM
MD
LG