Ministri i Jashtëm i Irakut Hoshiar Zebari gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se qeveria e tij është duke bërë progres në reformat. Ai ka thënë se irakianët nuk dëshirojnë që trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbeten në Irak në afat të pakufizuar, por ka shtuar se ato tash janë të domosdoshme për të shmangur luftën civile.