Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian e kanë theksuar "mbështetjen për përpjekjet e sforcuara për miratim të shpejtë" të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën në bazë të planit të Martti Ahtisaarit, dhe njëherit kanë përshëndetur "dinamikën e volitshme të zhvillimeve" në Serbi.
Ministrat e Jashtëm të BE-së theksuan që sa më shpejt të gjindet zgjidhje për statusin, e cila sipas tyre, ka rëndësi qenësore për krijimin e një Kosove demokratike dhe shumëetnike, që do t'i plotësonte obligimet për vendosjen e sundimit të ligjit, si dhe ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit në rajon.
Ministrat gjithashtu kanë konkluduar që në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, të përpiqen t'i harmonizojmë qëndrimin e përbashkët të BE-së lidhur me përpjekjet e "shtuara" që të vihet deri tek një zgjidhje e pranueshme për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG