Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euraziatike, Daniel Frid ia mveshi fërkimet e fundit midis Uashingtonit dhe Moskës, perceptimit rus se Perendimi i ka shkelur interesat e saj kur ekonomia e Rusisë ishte e dobët ndërsa qeverinë e kishte kapluar rrëmuja në vitet e 90-ta.
Në një dëshmi para senatit amerikan, Frid i citoi kritikat e ashpra të Rusisë ndaj planeve amerikane për mburojën antiraketore, zgjerimin e NATO-s që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet ruse për tërheqjen nga traktati për armët konvencionale në Evropë dhe refuzimin e Moskës për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG