Ndërlidhjet

BRUKSEL


Mbetet ende e paqartë nëse udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund të gjejnë sot gjuhën e përbashkët rreth marrëveshjes e cila do jetë dokumenti themelor në organizmin dhe funksionimin e Unionit. Kjo deklaratë e kancelares gjermane Angela Merkel erdhi para takimit që ajo dhe presidenti francez Sarkozy kishin me presidentin polak. "Ne po punojnw fuqishwm. Problemet nuk janw zgjidhur ende por secili po mundohet tw bwjw mw tw mirwn" tha Merkel. Marrëveshja që po diskutohet do zëvendësojë kushtetutën, e cila u hodh poshtë nga votuesit në Francë dhe Hollandë.
Polonia nuk është dakord me sistemin e votimit, duke kërkuar fuqi më të mëdha vote ne vendimmarrjet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG