Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Unionit Evropian kanë arritur mbrëmë ujdinë për çështjet kyce që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e re të Bashkimit Evropian që do të zëvendësojë Kushtetutën e dështuar evropiane. Kjo marrëveshhe do të hyjë në fuqi në vitin 2009. Problemi kryesor ka qenë refuzimi i Polonisë për të pranuar formën e deritashme të votimit që mbështetet në numrin e banorëve të një vendi anëtar.
Presidenti i Polonisë, Leh Kacinski ka pranuar rregullat e reja për këmbim të zbatimit të tyre pas një afati të gjatë, përkatësisht në vitin 2017. Qëndrimi i Polonisë ka gëzuar mbështetjen e Çekisë, por edhe simpatinë e Francës dhe Britanisë së Madhe.
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel në një çast kishte kërcënuar se do të vazhdonte me realizimin e marrëveshjes megjithë kundërshtimin e Varshavës. Në fund të takimit ajo deklaroi:
"Fakti se tani kemi gjasa të mira për të pasur një marrëveshje në 2009 i hap rrugën zgjerimit të mëtejshëm. Marrëveshja e Nisës i parashihte gjërat deri për 27 vende anëtare dhe nuk lejonte zgjerim të mëtejshëm. Kjo ishte arsyeja përse thamë se duhet të vepronim shpejt", tha Merkel.
XS
SM
MD
LG