Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltari për siguri nacionale i Shteteve të Bashkuara, Stiven Hedli ka deklaruar se presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë biseduar për Kosovën dhe kanë thënë se dëshirojnë që shefat e diplomacive të dy vendeve të vazhdojnë të merren me këtë çështje. Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur nga gazetarët nëse është biseduar për Kosovën, Stiven Hedli ka thënë se Bush dhe Putin kanë diskutuar këtë çështje. Hedli ka shtuar se për Kosovën ka shumë ide në qarkullim për të cilat është duke u debatuar. " Dy lidererët Bush dhe Putin kanë thënë se dëshirojnë që ministrat e Jashtëm Kondoliza Rajs dhe Sergei Lavrov të mbikqyrin dhe të vazhdojnë këto bisedime për të parë nëse mund të gjendet një zgjidhje që do të qonte përpara", ka thënë Stiven Hedli.
XS
SM
MD
LG