Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian do të marrë përgjegjësitë dhe do të sjellë vendimin për Kosovën derisa Rusia vazhdon të kundërshtojë çdo zgjidhje, ka deklaruar Kristina Galak, zëdhënëse e shefit për politikë të Jashtme të BE-së Havier Solana. " Rusia mbron qëndrimet e veta, dhe ka interesat e veta, por Kosova është çështje evropiane dhe ne ja kemi bërë të qartë Moskës se jemi të interesuar të zgjidhim këtë problem" ka thënë Galak, për të shtuar se e ardhmja e Ballkanit varet nga Evropa e jo Rusia.
XS
SM
MD
LG