Ndërlidhjet

VJENË


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Muhammad el-Baradei tha sot se Irani e ka ngadalësuar zgjerimin e programit të tij të pasurimit të uraniumit. Ai u tha gazetarëve në Vjenë se kjo agjenci ka parë "zhvillim korrekt të ngadalshëm" në instalimet iraniane për makinat e centrifuqës. Fuqitë perëndimore kanë shprehur dyshime se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim që në mënyrë të fshehtë të prodhoj armatim atomik. Por Teherani i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se programi bërthamor synon prodhimin e energjisë për nevoja civile.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG