Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried tha sot në Prishtinë se për statusin e Kosovës "sipas të gjitha gjasëve do të ketë edhe një fazë bisedimesh, e cila do të jetë e kufizuar". Ai mëtutje tha se "siç ka thënë presidenti Bush, rezultati do të jetë pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën". Këto komente zoti Fried i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Mëtutje zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit tha se "nuk mendoj se në këtë moment deklarimet e njëanshme të bazuara në frikë dhe në mungesë të besimit mund të ndihmojnë në kauzën e pavarësisë së Kosovës". Zoti Fried nesër viziton Beogradin.
XS
SM
MD
LG